VALON BERISHA
Pres “luftë” prej fillimit deri në fund, për ta vazhduar ëndrrën
13 November, 2019 @21:25
Njëri ndër futbollistët që shkëlqeu në përballjen e Kosovës ndaj Anglisë, Valon Berisha, në konferencën e sontme për shtyp në Plzen të Çekisë, para ndeshjes së nesërme ka thënë se Kosova kërkon të vazhdojë ëndrrën.
Berisha ka bërë të ditur se dueli do të jetë tepër i vështirë dhe do të ketë shumë luftë fizike në përballje.
REZULTATET, TABELA AKTUALE dhe ORARI
“Ne i kemi gjasat për t’u kualifikuar. I kemi mposhtur në shtëpinë tonë dhe kjo ndeshje e radhës është si finale për ne. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, sepse çekët janë të fortë, krijuan shumë raste edhe në Prishtinë, por jemi gati për këtë luftë, sepse e tillë do të jetë ndeshja nga fillimi deri në fund. Do të ketë një lojë tepër fizike. Gjithsesi, ne duhet të qëndrojmë të qetë. Ne e kemi fatin për ta përfaqësuar vendin tonë. Nuk shikojmë çfarë mendojnë njerëzit, por vetëm ndjekim ëndrrën për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë Berisha.
Kosovës i duhet fitore ndaj Çekisë nesër dhe barazim ndaj Anglisë më 17 nëntor për të siguruar kualifikimin në EURO 2020. Kosova për herë të parë po merr pjesë në një kualifikim për Kampionat Evropian. Në këto ndeshje Kosovës do t’i mungojë sulmuesi më në formë i ekipit, Vedat Muriqi.