KOSOVA PLAYER RATINGS
Notat e lojtarëve: Kosova - Malta
11 October, 2018 @22:57
Fitorja e dytë nga tre ndeshjet e para në Ligë të Kombeve për Kosovën, që e mban kreun e grupit.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Benjamin Kololli i shkëlqyeshëm është lojtari i ndeshjes, ndërsa notat e të gjithë lojtarëve sipas TopSporti.com janë të shënuara mëposhtë:
STARTUESIT:
Samir Ujkani 6 (I paangazhuar këto tri ndeshjet e fundit. Tek goli ndoshta ka mundur të bënte ma shumë.)
Mërgim Vojvoda 5.5 (Disa depërtime të shkëlqyeshme në sulm. Por, në mbrojtje mund të bashkë-fajësohet me Valonin e Ujkanin për golin e pësuar.)
Fidan Aliti 6 (Nuk pati shumë punë në mbrojtje.)
Amir Rrahmani 6 (Nuk pati shumë punë në mbrojtje.)
Benjamin Kololli 8 (I shkëlqyeshëm. Pos dy golave pati depërtime të mahnitshme duke dominuar atë krahun e majtë.)
Herolind Shala 6.5 (Stabil në pozitën e tij, shumë më mirë se në ndeshjet e shtatorit. Sprova e tij më e madhe vjen në ndeshjen e radhës.)
Hekuran Kryeziu 6 (Përsëri ishte shtyllë e mesfushës bashkë me Shalën. Megjithatë zverdhja dhe mungesa në ndeshjen tjetër qe gabim i panevojshëm.
Valon Berisha 7 (Qartazi i papërgatitur, ende larg formës së tij më të mirë. Përkundër kësaj një lojë të shkëlqyeshme bëri duke lidhur krahët, përfshirë edhe asistimin tek goli i parë)
Arbër Zeneli 6.5 (I shkëlqyeshëm si zakonisht. Pati raste për të shënuara, por edhe kthimi tek korneri i golit ishte gabim i tij.)
Edon Zhegrova 6 (Dy shtylla, shumë afër golit, driblime të shkëlqyeshme. Por, edhe goxha vetjak në shumë raste)
Vedat Muriqi 6.5 (Shumë raste të humbura. Shënoi golin e kthimit, ndonëse mund të ishte goli i het-trikut.)
Zëvendësuesit
Besar Halimi – (I pavërejtur)
Milot Rashica 6 (Depërtime dhe një asistim goxha i mirë)
Lirim Kastrati – (kohë e pamjaftueshme)