SERIE B

Nuk e arrijnë finalen e PlayOffit, shkarkojnë trajnerin
22 May, 2021 @14:51
Skuadra që merr pjesë në Serie B të Italisë, Lecce, ka bërë të ditur se ka ndarrë rrugët me trajnerin e saj Eugenio Corini pas mos arritjes së finales së PlayOffit për sigurimin e Serie A-së.
Lecce u eliminua nga Venezia në gjysmëfinale të PlayOffit, duke barazuar në shtëpi 1-1, ndërsa duke pësuar si mysafir 1-0.
Corini kishte përfunduar në pozitë të katërtë stinorin e rregullt dhe llogaritej si favorite për të siguruar elitën.
Përndryshe, Corini vjet nënshkroi marrëveshje tre-vjeçare me Leccen.
“Kemi vendosur që të largojë Eugenio Corinin nga detyra e trajnerin. Ky vendim nuk ka të bëj më emocionet pas ndeshjes ndaj Venezias, por si vlerësim i punës përgjatë tërë stinorit,” ka thënë kryetari i klubit të Lecces, Saverio Sticchi Damiani.
Finalen e PlayOffit, që do të përcaktojë skuadrën e tretë pjesëmarrëse në Serie A për stinorin tjetër, do ta luajnë Venezia dhe Cittadella. Ndeshja e parë luhet më 23, ndërsa e kthimit më 27 maj në Venedik.
Në Serie A nga Serie B, deri tash kanë siguruar ardhjen Empoli dhe Salernitana.