COPA AMERICA 2021
Ospina shpëton, Kolumbia eliminon Uruguajin
4 July, 2021 @11:38
Pas një ndeshjeje të kaluar pa gola, Kolumbia ka arritur që të mposht Uruguajin për të siguruar gjysmëfinalen e Copa America 2021.
Ka qenë portieri David Ospina, që ka mbrojtur penalltinë e fundit të uruguajanëve për të sjellë gëzimin e madh cafeterosëve dhe gjysmëfinalen, për përfundimtaren 0-0 [2-4].
Në Brasilia rrjetat heshtën përkundër Luis Suarezit e Edison Cavanit, që i kishte në sulm Uruguaji. Të dy shënuan nga penalltitë më vonë, por bashkëlojtarët e tyre JoseMaria Gimenez dhe Matias Vina dështuan, derisa te ekipi i Reinaldo Ruedas nuk dështoi asnjëri (Duvan Zapata, Davidson Sanchez, Yeri Mina, Miguel Borja) për t’i dhënë fitoren e madhe dhe gjysmfinalën e 6 korrikut ndaj Argjentinës në Brasilia.
Ospina theu rekordin e paraqitjeve për Kolumbinë, duke e kaluar legjendën e vendit, Carlos Valderama, me 112 paraqitje.