REAL MADRID
Perez vendos për fatin e Solarit
13 November, 2018 @20:22
Real Madrid ka vendosur përfundimisht. Njoftimi i fundit i mediave spanjolle bën të ditur se ekipi madrilen i ka ofruar kontratë deri në vitin 2021 trajnerit që deri tash ishte i përkohshëm në ekip, Santiago Solari.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve te ekipi këtë pasdite në Santiago Bernabeu.
Solari u emërua si trajner i përkohshëm i Real Madridit pas largimit të Julen Lopeteguit. Real Madrid kontaktoi me disa trajnerë në ndërkohë sipas mediave.
Mirëpo, në anën tjetër Solari ka shënuar katër fitore në katër ndeshjet e para me ekipin duke shënuar 15 gola dhe duke pranuar vetëm 2. Kjo bëri që ai ta fiton besimin e drejtuesve të skuadrës dhe tash atij iu ofrua kontrata deri më vitin 2021, me mundësi shqyrtimi në fund të këtij stinori.