MIQËSORE
Kukësi-Liria, për test italian
13 November, 2018 @20:05
Trajneri i ri i Lirisë, italiani i parë i ardhur në këtë detyrë në Superligë të Kosovës, Alberto Annese, dëshiron të provojë ekipin që ka marë në duar.
Për këtë, ekipi i Lirisë që po lufton për ngritje nga zona e rrezikshme e Superligës së Kosovës në futboll, ka aranzhuar miqësore me ekipin e Superiores, Kukësin.
Dueli do të luhet në Kukës, të premten me fillim në ora 14:00 në stadiumin Zeqir Ymeri, ka bërë të ditur faqja e Lirisë në Facebook, ndërsa ky do të jetë testi i parë i Anneses si trajner i bardhezinjëve nga Prizreni.