Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN UTD

Përfundon seria e fitoreve për Manchester Unitedin

Përfundon seria e fitoreve për Manchester Unitedin


20 December, 2014 @17:58

​Seria prej gjashtë fitoreve rresht në Premier League e Manchester Unitedit, ka marrë fund në Villa Park.

Djajtë e kuq nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë nga dueli i vështirë kundër Aston Villas, që përfundoi me rezultat 1-1.

Madje United nga minuta 18’ ishte në disavantazh pasi vendasit kaluan në epërsi me golin e Christian Bentekes, i cili me një goditje mjeshtërore brenda zonës së reptësisë, e gjeti në gjumë portierin në formë, David De Gea.

Rezultati u barazua në minutën e tetë të pjesës së dytë, me golin e Radamel Falcaos, që shënoi bukur me kokë.

Aston Villa nga minuta 65’ lujti me një lojtar më pak pasi Gabriel Agbonlahor u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo ky fakt nuk ndikoi në ndryshim të rezultatit.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga