HUNGARIA 1-1 FRANCA
Përkrahja frenetike ndalë kampionin e Botës
19 June, 2021 @17:02
Pas luftës së madhe ndaj Portugalisë dhe humbjes në fund, kësaj radhe përkrahja frenetike e adhuruesve vendas në Budapest ka bërë që Hungaria të nxjerrë pikë ndaj Kampionit aktual të Botës, Franca.
Në fakt, francezët është dashur të djersiten mirë për të kaluar së paku njëherë portierin Peter Gulasci ashtu që të sigurojnë një pikë nga përballja ndaj Hungarisë në atmosferën e zjarrtë në Puskas Arena 1-1 [Attila Fiola 45+2 - Antoine Griezmann 66].
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Pas dy rasteve të mëdha të Francës në fillim të ndeshjes me Kylian Mbappen e Karim Benzemanë, ka qenë Hungaria që kishte përgatitur shokun për më të mirët e botës aktualisht.
Attila Fiola, pas një pasimi të dyfishtë në mes të fushës, kalon nga krahu i majtë, fiton betejën me Raphael Varanen, dhe shënon nga afërsia për 1-0 pak pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes (45+2).
Shpirti luftarak i vendasve vazhdoi edhe në pjesë të dytë, derisa djelmoshat e Marco Rossi nuk i bënë ballë një goditjeje të gjatë të Hugo Llorisit, që gjeti Mbappen brenda zonës hungareze, e topin e tij, pak i devijuar gjeti 7-shen, në rrjetë Antoine Griezmann për të barazuar 1-1 (66).
Kanë qenë 24 minuta pa frymë të kaluara në fund, derisa secila palë tentonte të shënonte, me Francën më shumë në posedim, por goli i fitores nuk erdhi për asnjërën, derisa Hungaria kapi pikën e parë në EURO 2020 për të vazhduar shpresat e Franca me sot, bëhet me 4 pikë.