PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon Begollin
5 February, 2022 @14:14
Kampionja aktuale e Superligës së Kosovës, Prishtina, sot e zyrtarizoi sulmuesin Gentrit Begollin.
Begolli është rikthyer në fole aty ku ka filluar karrierën e tij, pas aventurave me Llapin e Flamurtarin.
Sulmuesi 29 vjeçar, sa ishte pjesë e Llapit ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën, derisa me Prishtinë ka fituar dy tituj kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.
Begolli në lidhje me transferimin e tij është shprehur te faqja zyrtare e Prishtinës.
“Prishtina është klubi im i zemrës, pasi që këtu ka filluar gjithçka për mua dhe është kënaqësi që të rikthehem.
“Shpresoj se gjithçka do të na shkojë mirë. Synojmë sa më shumë suksese me Prishtinën në mënyrë që t’i arrijmë objektivat e klubit”.
Prishtina përveç Begollit gjatë këtij afati kalimtar ka shtuar në skuadër edhe lojtarët: Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley, Adonis Aliu dhe Josip Tomaseviq.