LIGA e DYTË
Prizreni përkohësisht lider në Ligën e Dytë
18 September, 2021 @21:05
Skuadra e Prizrenit, duke e mposhtur Vëllazërinë me rezultat 1-2, përkohësisht ngritet në pozitën e parë në Ligën e Dytë.
Prizreni kaloi në epërsi me golin e Petrit Gashit, i cili shënoi me kokë në minutën e 37’ të ndeshjes, pas një asistimi të Yll Myrtezanit.
Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Vëllazëria e barazoi rezultatin me Albion Muhadrin.
Goli i fitores për Prizrenin erdhi nga zëvendësuesi Valdrin Jahjaga në minutën e 87’, kurse Yll Myrtezani edhe në këtë gol ishte asistues.
Prizreni tani me një ndeshje më shumë me 7 pikë gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllazëria ende nuk u njoftua me fitore pas 3 ndeshjeve të zhvilluara.