Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Projekti Restart

Foto: premierleague.com

Projekti Restart


Shkruan: Luan MORINA

17 June, 2020 @12:45

Premier League po kthehet, me shumë gjëra për tu qartësuar në javët në vijim.

Janë dy fronte kryesore – pozita e katërt dhe mbijetesa, pasi që Jurgen Klopp e ‘prishi’ Premier Leaguen, pasi u bë edhe mbret i Evropës!

BEFASIA E STINORIT

Befasia më e madhe deri tashti është Wolves, të cilët kanë nisur sezonin gati 12 muaj më parë, dhe përkundër kësaj janë ende në luftë si për Ligën e Kampionëve njashtu edhe për Europa League. Dhe krejt kjo me ekipin me më së paku lojtarë në ligë. Ky pushim i detyrueshëm duhet të ketë ndihmuar më së shumti ekipin e Nuno Espirito Santo. Prandaj, Wolves, për mendimin tim mund të jetë favoriti kryesor për t’i marrë pozitën Chelseat.

Si për Wovles, ashtu edhe për Manchester United, Europa League mbetet alternativë e mirë. Ekipi i Solskjaer pati një seri të mirë, pyetja është nëse do të mund ta gjejnë përsëri.

KUSH MBETET JASHTË GARAVE EVROPIANE?

Tottenhami i Mourinhos shihet si ekipi që ka përfituar më së shumti me këtë pushim, rikthim nga lëndimeve dhe kohë për tu adaptuar me ekipin për portugezin.

Personalisht, nuk e shoh Tottenhamin në Evropë vitin e ardhshëm! Njëjtë sikur Arsenalin. Dhe kjo mund të jetë më e mira që mund t’i ndodh edhe këtyre dy rivalëve edhe Premier League për sezonin e ardhshëm.

Leicester City ka pasur formë të përzier, dhe me pak pakujdesi mund të dalin nga zona e Ligës së Kampionëve. Në fakt, më herët e shoh Leicesterin jashtë se sa Chelsean. Blutë e Londrës duhet të jenë të inspiruar me blerje të mira këtë periudhë, kur të gjithë po hezitojnë tu dedikohen shpenzimeve të mëdha. Werner, Ziyech, dhe ndoshta Havertz do t’i japin frymë Chelseat të rinuar dhe projektit shumëvjeçar të Lampardit.

MBIJETESA

Pos Newcastle, ekipet tjera deri në pozitën e 14të, përfshirë Southamptonin besoj që kanë siguruar mbijetesën.

Nga ekipet 15-20, West Ham meriton të largohet për shkak të keqmenaxhimit të ekipit jashtë fushës së gjelbër. Kanë qenë zyrtarë të tyre që kanë kërkuar ndërprerjen e sezonit, për të siguruar mbijetesën; të njëjtit që Moyes i kanë dhënë kontratë pa kompensim të madh në rast të shkarkimit të tij.

Aston Villa do të përsëris me gjasë Fulhamin e vitit të kaluar, nëse nuk merr fitore sonte në ndeshjen e mbetur. Kjo ndeshje, mendoj, në pjesë të madhe do të përcaktojë drejtimin që do të marrin për pjesën e mbetur si Sheffield United ashtu edhe Aston Villa në misionet e tyre.

Është e paqartë se kush do të mbijetojë, e edhe Norwich të cilët nuk kanë shumë për të humbur, mund t’i japin një shtytje përfundimtare luftës për mbijetesë. E dimë që të gjitha këto që luftojnë për mbijetesë kanë mposhtur edhe ekipe që janë e luftojnë për zonën e Ligës së Kampionëve.

Asgjë për tu çuditur, është liga më e mirë në botë, Premier League.


DISIPLINORJA E FFK-së

Flamurtari, Ballkani, Llapi e Trepça’89 futen në procedurë disiplinore

FFK Superliga

Flamurtari, Ballkani, Llapi e Trepça’89 futen në procedurë disiplinore

17/06/20 @ 12:20

WERDER 0-1 BAYERN

Bayerni kampion, Werderi në dy “finale” për shpëtim

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Bayerni kampion, Werderi në dy “finale” për shpëtim

16/06/20 @ 22:30

KUPA E TURQISË

Trabzoni eliminon Fenerin e Muriqit, për të shkuar në finale

International/Sportistë shqiptarë në botë

Trabzoni eliminon Fenerin e Muriqit, për të shkuar në finale

16/06/20 @ 21:54

ZYRTARISHT KAMPIONË

Kampion! Konfirmohet në Bundesligë

Bundesliga

Kampion! Konfirmohet në Bundesligë

16/06/20 @ 20:59

WERDER - BAYERN, 11s

Rashica startues për shpëtim, Bayerni për titull

Bundesliga

Rashica startues për shpëtim, Bayerni për titull

16/06/20 @ 20:45

KUPA E TURQISË

Vedat Muriqi kërkon finalen sonte

International

Vedat Muriqi kërkon finalen sonte

16/06/20 @ 18:51

STATISTIKË HISTORIKE

Për herë të parë: asnjë vendas s’shënon gol në Kosovë

FFK Superliga

Për herë të parë: asnjë vendas s’shënon gol në Kosovë

14/06/20 @ 22:43

RIZESPOR 2-0 GALATASARAY

Kampioni mposhtet, i lëndohen dy lojtarë rëndë dhe mbetet prapa nga kreu

International

Kampioni mposhtet, i lëndohen dy lojtarë rëndë dhe mbetet prapa nga kreu

14/06/20 @ 22:17

NJOFTIM I FUNDIT NGA TREPÇA'89

Trepça’89 reagon ashpër ndaj referit, e quan “këlysh të Ademit e Hasanit”

FFK Superliga

Trepça’89 reagon ashpër ndaj referit, e quan “këlysh të Ademit e Hasanit”

14/06/20 @ 21:55

REAL MADRID - EIBAR

Hazard inspiron Realin drejt fitores

International

Hazard inspiron Realin drejt fitores

14/06/20 @ 21:43

DREJT TURQISË

Pepe largohet prej Arsenalit, shkon në Trabzonspor

Premier League/International/Transfere

Pepe largohet prej Arsenalit, shkon në Trabzonspor

08/09/23 @ 21:37

OLD TRAFFORD

Man United bën të ditur numrin e Ambrabatit

Premier League/Transfere

Man United bën të ditur numrin e Ambrabatit

05/09/23 @ 14:56

BESIKTAS

Eric Bailly bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës

Conference League/Premier League/Ligue 1/International/Transfere

Eric Bailly bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës

05/09/23 @ 14:21

NGA PREMIER LIGA NË TURQI

Galatasaray shton edhe dy përforcime para Ligës së Kampionëve!

Champions League/Premier League/International/Transfere

Galatasaray shton edhe dy përforcime para Ligës së Kampionëve!

05/09/23 @ 09:23

HAMMERS ON TOP!

West Ham merr kreun me fitore ndaj Lutonit

Premier League

West Ham merr kreun me fitore ndaj Lutonit

01/09/23 @ 22:59

DOUBLE JOAO

Barcelona siguron Joao Felixin dhe Joao Cancelon

Premier League/La Liga/Transfere

Barcelona siguron Joao Felixin dhe Joao Cancelon

01/09/23 @ 22:24

FITORJA E PARË E SEZONIT

Chelsea më në fund, arriti fitoren e parë

Premier League

Chelsea më në fund, arriti fitoren e parë

26/08/23 @ 08:07

LIVERPOOL

Klopp: Salah është i yni

Premier League/Transfere

Klopp: Salah është i yni

25/08/23 @ 13:47

PREJ LIGUE 1 NË PREMIERSHIP

Doku para zyrtarizimit te Man City

Premier League/Ligue 1/Transfere

Doku para zyrtarizimit te Man City

23/08/23 @ 13:51

LËNDOHET!

Mount do të mungojë për 6 javë!

Kualifikimet për Evropian/Premier League

Mount do të mungojë për 6 javë!

23/08/23 @ 11:02


 
Të gjitha lajmet nga Premier League