BUNDESLIGA TEAM OF THE WEEK

Rashica në ekipin e javës
13 March, 2018 @23:17
Ka mjaftuar goli i tij vendimtar në ndeshjen e parë si vendas për Werderin dhe reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, është gjendur në 11-shen më të mirë të Bundesligës për xhiron e XXVI sipas Transfermark.de.
Ylli i Kosovës, Rashica ka shënuar golin e dytë të skuadrës që lehtësoi punën pas barazimit 1-1 nga mysafirët mbrëmë dhe kështu çoi Werderin drejt fitores së radhës dhe një hapi shtesë për në luftë për mbijetesë.