Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLUB WORLD CUP

Real Madrid, kampion i Botës

Real Madrid, kampion i Botës


20 December, 2014 @22:07

Skuadra më e mirë në Botë për vitin 2014 është shpallur Real Madridi.

Gjiganti spanjoll e ka fituar këtë epitet pasi arriti ta mposht skuadrën argjentinase, San Lorenzo, në finale të Kupës së Botës për klube.

Ekipi i Carlo Ancelottit, që është në formë të shkëlqyer për momentin, ka kaluar në epërsi në minutën 37’ me golin e mbrojtësit Sergio Ramos, i cili shënoi me një goditje të bukur me kokë pas krosimit të Toni Kroosit nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë reagimi i dobët i portierit të San Lorenzos në minutën e 51’ nga goditja e Gareth Bale-it, ia mundësoi uellsianit të shënoj për rezultatin 2-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Real Madridi në finale kishte arritur pasi e mposhti në gjysmëfinale skuadrën meksikane, Cruz Azul, me rezultat 4-0, ndërsa San Lorenzo e kishte mposhtur ekipin nga Zelanda e Re, Auckland City, vetëm pas vazhdimeve me rezultat 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga