MEDIA TALK

Roma, Chelsea - në kërkim të gol-makinës holandeze
22 May, 2021 @15:11
Një sulmues që tashmë ka moshën 28-vjeçare dhe përvojën e mjaftueshme për të shënuar, është bërë synim i Chelseat dhe Romës për stinorin tjetër.
Holandezi Wout Weghorst ka shënuar 20-gola në 33 ndeshje të këtij stinori në Bundesligë dhe është në listën e TOP 5 shënuesve aty.
Prej se ka ardhur nga AZ Alkmaar, Weghorst ka shënuar në secilin stinor mbi 15 gola vetëm në Bundesligë. 2018/19 17 gola, 2019/20 16 gola, ndërsa këtë stinor një xhiro pa përfunduar stinori, ka arritur shifrën e 20 golave.
Sipas vlerësimeve paraprake, shuma për transferin e Weghorstit do të arrijë shifrën prej 30 milionë eurove.