CdS

Pep tregon se kur do të menaxhojë skuadër në Itali
22 May, 2021 @15:00
Trajneri kampion, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se kur do të donte të menaxhonte skuadër në Serie A.
Në një bisedë me Il Corriere dello Sport, Guardiola ka thënë se në Itali do të trajnonte një skuadër kur t’i mbush 72-vjet.
“Kur t’i bëj 72-vjet do të vijë të punojë në Itali dhe do të kërkojë që Roberto Baggio të bëhet asistent i im,” ka thënë trajneri aktual i Manchester Cityt.
Guardiola dhe Baggio kanë luajtur bashkë në Brescia derisa ishin futbollistë, ndërsa spanjolli ka bërë të ditur se Johan Cruijff gjithmonë ka folur mirë për Baggion dhe se ka pasur dëshirë ta shihte atë në një ligë teknike si LaLiga, por në atë kohë, derisa krejt yjet ishin në Itali, ka qenë e pamundur ta bindje Baggion që të luante në Spanjë.