EUROPA LEAGUE

Roma kualifikohet pa problem
25 February, 2021 @23:10
Skuadra e Romës pa telashe e kaloi Bragën edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-1 dhe u kualifikua në 1/8 e finales në Europa League.
Edin Dzeko 24’, Carles Perez 75’ dhe Borja Mayoral 90+1’ ishin golashënuesit te Roma, kurse goli i Bragës erdhi përmes autogolit të Bryan Cristante.
Në këtë ndeshje nuk luajtu mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, për shkak të lëndimit.