MANCHESTER UNITED 0-0 REAL SOCIEDAD

Foto: ManchesterUnited/fb
Sociedad s’shënon penalltinë, United tutje
25 February, 2021 @22:59
Manchester United që kishte siguruar kapital nga ndeshja e parë në Sociedad ndaj Real Sociedadit, duke e mposhtur 0-4, sonte ka barazuar 0-0 për të siguruar biletën për të tetën e finales së Europa League.
Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaerit përkundër se janë munduar, ka qenë Sociedad që me performancë tejet profesionale përkundër rezultatit në ndeshjen e parë, ka arritur që të rrezikojë më seriozisht, por pa shënuar gol.
Mikel Oyarzabal që ka shënuar të gjitha penalltitë e tij këtë stinor, ka dështuar të shënojë në fillim të ndeshjes, kur ekipi i tij fitoi penalltinë, që zbehu pastaj kërkimet për gol nga djemtë e Imanol Alguacil.
Adnan Januzaj ishte startues te spanjollët, duke luajtur 66 minuta, ndërsa Manchester United rastin më të mirë e kishte me yllin e ndeshjes së parë, Bruno Fernandes, që për pak dështoi të shënonte golin e fitores së sotme.
Gjithsesi, për Manchesterin kualifikimi ishte kryer javën e kaluar, ndërsa sonte me ekip të përgjysmuar dhe me eksperimente nga trajneri norvegjez, çuan suksesshëm pa pranuar gol ndeshjen.