MOHAMED SALAH
Salah kthehet i lënduar, mjekët thonë...
13 October, 2018 @18:42
Ylli egjiptian Mohamed Salah, është rikthyher te Liverpooli i lënduar nga ndeshjet kualifikuese për Kupën e Afrikës 2019.
26 vjeçari në fund të pjesës së parë shënoi golin e katër të Egjiptit direkt nga korneri.
Salah pas ndeshjes çalonte për shkak se kishte tërheqje muskulore, ndërsa ndihmës trajneri i Egjiptit Hany Ramzy për BeinSportsin ka thënë:
“Pas kontrollimeve të para, mjeku i skuadrës ka thënë se është një tërheqje muskulore, mendoj se nuk është serioze”.
Egjipti gjendet në pozitën e parë me 6 pikë të grumbulluara në Grupin J, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2019.
(bbc sport)