KUPA E KOSOVËS
Sejdiu: Synimi kryesor është Kupa
19 February, 2017 @15:41
Përveç Ismet Munishit, për media foli edhe Gani Sejdiu, kryetrajneri i Besës.
“Ishte një betejë e vërtetë. Kushtet e vështira atmosferike ndikuan në aspektin teknik të ndeshjes.
Ne e dominuam pjesën e parë, mirëpo loja jonë ra në të dytën dhe Drita barazoi. Më vjen keq për lojtarët e lënduar të Dritës dhe mund të them që ato lëndime na ndihmuan në fitore.
E gjetëm golin e epërsisë në kohën shtesë në momentin e duhur dhe më pas e menaxhuam ndeshjen.
Duhet ta them që synimi kryesor i Besës është Kupa e Kosovës. Pa e neglizhuar Superligën, synimi jonë është fitimi i Kupës.” - ishin fjalët e Sejdiut pas fitores.