BLEDI SHKËMBI
Shkëmbi: Gabuam në mbrojtje, për gjyqtarë s’flas
18 November, 2017 @16:07
Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, që pa ekipin duke u mposhtur 4-3 sot në Gjilan nga Drita, përkundër se kishte arritur që prej 3-1 të bënte rezultatin 3-3, tha që gabimet e sollën këtë rezultat.
“Futbolli kështu e ka. Ishte ndeshje e bukur për publikun. Gabuam në mbrojtje, gaboi edhe portieri, gjëra që ndodhin,” ka thënë ndër të tjera Shkëmbi.
“Nuk kam folur për arbitra deri tash dhe nuk do të flas,” ka thënë ai pasi u pyet për golin e fundit në kohën shtesë, kur Drita fitoi ndeshjen, që u kontestua për faul nga stafi dhe lojtarët.