ZVICRA
Shpallet lista e Zvicrës, ftohet edhe Zeqiri
19 May, 2021 @17:34
Përfaqësuesja e Zvicrës ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar grumbullimin që do të shërbejë për fazën e fundit përgatitore për Kampionatin Evropian EURO 2020.
Përzgjedhësi Vladimir Petkovic, ka ftuar 29 lojtarë duke i dhënë vend edhe Andi Zeqirit, i cili do të jetë në dispozicion së bashku me lojtarët e tjerë shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi.
Për Zeqirin kjo është hera e parë që do të grumbullohet me përfaqësuesen e Zvicrës, duke i dhënë fund përfundisht dilemave nëse do t’i bashkohej Kosovës.
Nga kjo listë e 29 lojtarëve, do të mbeten jashtë 3 lojtarë për listën përfundimtare të EURO 2020.
Zvicra në EURO 2020 gjendet në grupin A së bashku me Turqinë, Italinë dhe Uellsin.
Para Evropianit helvetikët do t’i kenë edhe dy miqësore përballë ShBA-së më 30 maj dhe Lihtenshtajnit më 3 qershor.
Lista e Zvicrës për EURO 2020
Portierët: Yann Sommer, Jonas Omlin, Yvon Mvogo, Gregor Kobel
Mbrojtësit: Fabian Schar, Ricardo Rodriguez, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Jordan Lotomba, Becir Omeragic, Silvan Widmer, Loris Benito, Kevin Mbabu
Mesfushorët dhe Sulmuesit: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Steven Zuber, Denis Zakaria, Remo Freuler, Edimilson Fernandes, Djibril Sow, Haris Seferovic, Admir Mehmedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Ruben Vargas, Christian Fassnacht, Dan Ndoye, Andi Zeqiri.