KOMBINIMET
Si kalohet grupi me tre pikë?
8 June, 2016 @12:57
Përfaqësueset jo të forta të europianit kanë nisur kalkulimet për ndeshjet e fazës së grupeve që përveç rëndësisë së kualifikimit, kanë edhe kombinatorikë, pasi që 4 vendet e treta më të mira ecin drejt të tetës së finales në EURO 2016.
Kështu, në një rast me mundësi statisikore prej 87%, kuqezinjtë do të mund të kualifikoheshin edhe me tre pikë, duke i marrë tre barazime 0-0, ose një fitore që do të baraspeshonte goldallimin nga ndeshjet tjera - do të thoshte kualifikim thuajse i sigurt për të tetën e finales.
Arritja e 5 pikëve për një ekip që përfundon në vend të tretë - siguron në çdo rast kualifikimin, ndërsa 4 pikëshi duket teorikisht i rehatshëm për kualifikim.
FOTO: Analiza matematikore e O. Chaudhurit, kreu i Foot Intelligence.