OTO JOHN
S’ka më mirë sesa të debutosh me gola
8 February, 2020 @17:12
Sulmuesi i ri i Prishtinës, nigeriani Oto John, është shprehur të jetë jashtëzakonisht i lumtur me fitoren dhe kualifikimin e Prishtinës për në gjysmëfinale të Kupës.
Ndërsa sa i përket debutimit të tij me gol për bardhekaltërit, ka falenderuar ekipin, që i ka lehtësuar adaptimin atij.
“Jam i lumtur që arrita të ndihmoj skuadrën të kalojmë raundin. Ndeshja e parë dhe shënova dy herë, patjetër që nuk do të ndodhte kaq mirë si ndodhi sot. Po ndjehem mirë padyshim, i gjithë ekipi më ka pritur mirë duke më bërë të ndjehem si në shtëpinë time. Ndërsa, fakt që pozita e sulmuesit të krahut nuk është pozita ime natyrale, por unë do të angazhohem ku do që më cakton trajneri, por besoj se mirë se kaq nuk e kam imagjinuar as vetë që do të ndodhte,” ka thënë Oto John, që ka qenë ish-golashënuesi më i mirë i Superligës, kur Trepça’89 ishte bërë kampione për herë të parë në histori të vendit.
Në debutimin e tij për Prishtinën, John ka shënuar dy gola dhe ka nxjerrë një penallti për skuadrën e bardhekaltërve që po drejtohen deri tash me mjaft sukses nga Armend Dallku.