RIVALI

uefa.com
Sllovenia e dobët për Finlandën
14 August, 2013 @21:14
Sllovenia, e cila do të pret Shqipërinë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëor Brazili 2014, është mposhtur sot në miqësore ndaj Finlandës si mysafir 2-0.
Skuadra e Srecko Katanecit nuk ka arritur t’i bëj ballë skandinavëve të cilët kanë qenë më të mirë gjatë ndeshjes dhe këtë e kanë konkretizuar me dy gola që erdhën nga Niklas Moisander dhe Kasper Hamalainen.
Sllovenia ka humbur 1-0 nga Shqipëria në Tiranë, për ç‘arsye edhe patën shkarkuar trajnerin e përfaqësueses, në vend të të cilit sollën Srecko Katanecin. Ndeshja Slloveni-Shqipëri luhet më 6 shtator në Ljubljanë.
Video
Finlanda-Sllovenia 2-0
Golat e ndeshjes