Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUKËSI

Starova kritikon De Biasin

Stafi teknik i Kukësit (Armando Cungu, trajner; Sulejman Starova, drejtor teknik; nga e majta)/ Panorama Sport

Starova kritikon De Biasin


14 August, 2013 @8:56

Pas lëvdatave të marra, sidomos në mbrojtje, nga trajneri i mirënjohur rumun, Mircea Lucescu, që në karrierë të tij ka punuar në Inter, Galatasaray dhe Besiktas, para se të merrte Shakhtar Donetskun, drejtuesit e Kukësit kanë vlerësuar punën e tyre. 

“Kur vlerësimet dhe komplimentet vijnë nga një trajner i madh si Lucescu, është satisfakcion për ekipin dhe stafin teknik,” ka thënë Sulejman Starova, drejtor teknik i kukësianëve. 

“Ekipi ynë është shembull. Këtu ka lojë korrekte, ka stërvitje dhe rezultate. Këto natyrisht që do të sjellin edhe sukses, siç po ndodh. Arritja jonë në fazën e Play-Offit të Europa League po vlerësohet lartë edhe nga figura tjera të futbollit europian,” ka vazhduar ai për të përditshmen Panorama. 

Mirëpo, ai nuk ka nguruar sado pak të thumbojë edhe trajnerin italian të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili deri më tani nuk ka ardhur në asnjë ndeshje europiane të Kukësit për t’i shikuar nga afër. 

“Trajneri zgjedh lojtarët për përfaqësuese, është e drejtë e tij. Por kritika ime është në pikën se ai nuk vjen as të shikojë Kukësin në Europë. Derisa ne tërheqim vëmendjen e mediave të huaja, nuk ka se si të mos tërheqësh vëmendjen e trajnerit të kombëtares,” ka thënë Starova, që njihet si ‘Bobi’ në kuloaret shqiptare, i cili në fund ka uruar që De Biasi kësaj radhe të jetë në stadium pasi që “do të ishte një nxitje dhe motivim më i madh si për ne ashtu edhe për futbollistët tonë.” 


 
Të gjitha lajmet nga