Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

(B)ANALIZIM

Statistikat edhe Abate

REUTERS/Arkiv

Statistikat edhe Abate


Shkruan: Luan MORINA

29 November, 2016 @17:00

Matematika është baza e çdo shkence. Ndonjë profesor do të thoshte edhe baza e krejt jetës. Kjo është e vërtetë. Edhe këto shkronja që po lexoni janë vetëm kombinime të zerove dhe njëshave. Por, matematika jep vetëm të dhëna, e ato duhet të përpunohen dhe komentohen bazuar në arsyeshmëritë dhe rrethanat.

Njëra ndër faqet më të njohura të futbollit që merret me statistika, WhoScored e ka pasur krahun e djathtë të mbrojtjes së Milanit, Ignazio Abate në ekipin më të mirë në Evropë. Nota 8.4 i është dhënë Abates për shkak të një asistimi; një gjuajtje, edhe atë me të majtën të cilën nuk e ka as për të hipur në autobus; për një driblim të suksesshëm; katër duele ajrore, dy ndërhyrje; dhe 7% të posedimit të topit nga 10 lojtarët e Milanit, por edhe 86% sukses në pasime. A po ju duken edhe juve si shifra shumë të mira?

Edhe janë statistika jo të këqija për një mbrojtës të djathtë. Por, si dikush që ka ‘ça dërrasa’ me Abaten gati një dekadë, edhe që i ka pa të gjitha ndeshjet zyrtare të Milanit në të cilat ka qenë i implikuar edhe Abate, mund të them që këto statistika nuk janë gjë.

Abate është njëri ndër krahët më të dobët të djathtë në Itali dhe ndeshja kundër Empolit nuk bën përjashtim. Të shtunën, Abate në pjesën e parë së paku në tri raste nuk është kthyer në mbrojtje të kundërsulmeve të Empolit duke lënë krahun e majtë të tyre alternativë joshëse për sulm. Fati ishte që Maccarone dhe Marilungo nuk ishin në formë dhe Milani nxorri tri pikë nga kjo ndeshje, pasi sa për Abaten rezultati i pjesës së parë do të ishte 3-1 për Empolin.

Ndeshja në pjesën e dytë morri kah tjetër, edhe atë për shkak të pasimeve të gjata drejt Susos dhe driblimeve të Bonaventurës. Abates i takojnë meritat për asistimin tek Suso. Dhe nëse shohim statistika tjera, shohim që Abate në letër ka qenë njëri ndër më të mirët tek Milani, por, kjo vlen vetëm në letër.

Në fushë, ata që e kanë parë lojën, e dinë që Abate ka lënë tepër zbrazëti në mbrojtje. Gjithashtu edhe pjesa ofensive kishte mundur të kryente punë pa krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili kurrë nuk ka qenë i njohur si kontributdhënës në këtë pjesë të ekipit. E shtuna nuk ishte më e ndryshme.

Jemi në kohën e statistikave ku gjithçka po komentohet në bazë të numrave. Është një përparim në krahasim me xscores dhe livescore të para disa viteve. Megjithatë, ndeshja e futbollit nuk mund të komentohet vetëm në numra. Nuk mund të bazohemi në numra për të përshkruar një ndeshje, një lojtar, a një ekip. Loja e futbollit është diçka që varet edhe prej vendimeve logjike që duhet bërë.

Në fjalët e Mourinhos dhe shumë vetave tjerë, le ta mbaj një ekip topin tërë natën, në fund llogaritet rezultati. As saktësia e pasimeve, as gjuajtjet, as harkimet, ndërhyrjet, asgjë nuk ka rëndësi nëse nuk përfundon topi në rrjetë. Është goli ai që vlen në futboll. Ai që shënon më shumë fiton.

Shifrat dhe statistikat iu mbeten humbësve për tu mburrur me to. Fansave të humbësve, pasi analistët përdorin ato për të gjetur mangësitë dhe për t’u përmirësuar. Megjithatë, kjo nuk mjafton, jo në këtë sasi. Andre Gomes mund të jetë i shkëlqyeshëm tek Valencia, por në Barcelonë duhet të përshtatet me 10 lojtarë tjerë dhe nuk mund të prodhoj patjetër ato shifra.

Futbolli është më shumë se shifra. Më shumë se llogaritje të ndërlikuara matematikore. Futbolli është atraktiv kur është i thjeshtë. Nëse nis të planifikosh një harkim në pozitën që matematikisht i përshtatet Giroud për të goditur, atëherë do të duhej vizore e kompase edhe një krahë letra për të gjetur pozitën e përshtatshme. E nëse je Abate, asnjëra nga këto s’do të kryente punë.


EFL CUP

Mesjava me çerekfinalet e kupës

Premier League

Mesjava me çerekfinalet e kupës

29/11/16 @ 15:00

COPA SUDAMERICANA

Atletico Nacional me gjest madhor

International

Atletico Nacional me gjest madhor

29/11/16 @ 14:12

LEONARDO BONUCCI

Lëndohet edhe Bonucci

Champions League/Serie A

Lëndohet edhe Bonucci

29/11/16 @ 14:03

CHAPECOENSE

Feronikeli si gjigandët spanjoll

FFK Superliga

Feronikeli si gjigandët spanjoll

29/11/16 @ 13:55

TE JUVENTUSI

I thyhet këmba e Dani Alvesit

Champions League/Serie A

I thyhet këmba e Dani Alvesit

29/11/16 @ 13:46

NË SHKUP

Visar Ganiu dorëhiqet nga KF Shkupi

International/Sportistë shqiptarë në botë

Visar Ganiu dorëhiqet nga KF Shkupi

29/11/16 @ 13:40

ORARI DHE REFERËT

Lideri, në Prizren kërkon titullin vjeshtor

FFK Superliga

Lideri, në Prizren kërkon titullin vjeshtor

29/11/16 @ 12:49

VIZITA E RADHËS

UEFA interesohet për futbollin e femrave në Kosovë

FFK Liga e parë

UEFA interesohet për futbollin e femrave në Kosovë

29/11/16 @ 12:24

TRAGJIKE

Bie aeroplani me ekipin brazilian në te

International

Bie aeroplani me ekipin brazilian në te

29/11/16 @ 12:12

KUPA E KOSOVËS - RRETHI IV

Ekipet e Superligës, në pranverë në Kupë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ekipet e Superligës, në pranverë në Kupë

29/11/16 @ 11:09

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli fiton ndeshjen vendimtare në “Karagaç”, arrin finalen!

FBK Superliga

Ylli fiton ndeshjen vendimtare në “Karagaç”, arrin finalen!

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28

REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

FFK Superliga

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

02/05/24 @ 15:26

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

02/05/24 @ 11:45

VIDEO

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 23:45

NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

Champions League

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

01/05/24 @ 23:07

MË I MIRI I NDESHJES

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga