MJELLMAT
Swansea me rekord transfer
12 August, 2016 @13:49
Sulmuesi i Atletico Madridit, Borja Baston, me kalimin te Swansea City, hyri në histori të klubit uellsian.
Shuma e paguar prej 18 milionë euro, e bëri Borjën që të jetë lojtari më i paguar në histori të klubit.
Futbollisti spanjollë, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ndërsa deklaroi se do të përgjigjet me performancë të mirë:
“Po ekziston një presion, por një presion i mirë, dëshiroj që të shpaguaj paratë që janë shpenzuar për mua, me performancë dhe rezultate të mira, shpresoj se do të shënojë sa më shumë gola, është vendimi më i mirë në karrierën time, jam shumë i lumtur”.