TREGIMI I MOMENTIT
Të gjithë brohoritën “mos shuto”, por ai shënoi
7 May, 2019 @12:15
Prej trajnerit Pep Guardiola, e deri te futbollistët si Raheem Sterling dhe Sergio Aguero - janë konfirmuar t’i kenë brohoritur mbrëmë kapitenit të ekipit të mos shutojë, kur Vicent Kompany s’dëgjoi askë dhe shutoi për të qëlluar portën për fitoren e ekipit, golin vendimtar - ndoshta edhe për titull kampioni!
Mbrojtësi belg ka shënuar golin e parë të tij jashtë zonës së rrezikshme pas 11 viteve të kaluara në Manchester City.
“I thashë, jo shut, mos shuto Vinnie!” ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
Raheem Sterling postoi fotografinë e tij ku shihej momenti i brohoritjes së tij ndaj Kompanys për të mos shutuar.
“Jooooo Vinny, pse po e bën këtë” bërtita aq shumë, shkroi ndër të tjera Sterling.
Shiko: Raporti i ndeshjes dhe goli i fitores
E sulmuesi argjentinas i ekipit Sergio Aguero e konfirmoi gjithashtu bërtimën e tij. “Të thash mos shuto! Jo Vinnie, jo!”.
Ndërsa Kompany, që festoi çmendur me gjithë ekipin pas golit, që doli të jetë i fitores dhe rikthimit të kreut të Premier Ligës, një xhiro para fundit të stinorit, ka folur si kapiten.
“I kam dëgjuar zërat ‘mos shuto, mos shuto!’ Por unë s’do të arrija këtë karrierë duke i dëgjuar të rinjtë që më tregojnë se kur të shutojë,” ka thënë ai, shkruan BBC sot.
Me qendërmbrojtësin belg Manchester City ka fituar 15 ndeshje këtë stinor, nga 16 duelet ku ka qenë startues.
“Kompany është hero i Manchester Cityt, gjigand i klubit, ai është aty për më shumë se 10 vite. Ai është njeri të cilin çdokush e trajton me respekt në klub,” ka qenë komenti i Gary Neville pas ndeshjes.
City ka një pikë më shumë se Liverpooli në renditjen tabelare, ndërsa lufta për titull bartet në xhiron e fundit të stinorit.
City në xhiron e fundit i shkon Brightonit, ndërsa Liverpool pret ëolvesin. City me fitore shpallet kampion. Liverpool nëse fiton, duhet të pres që City të humb pikë. Gjithçka vendoset më 12 maj.