VENDIMI I KOMITETIT EKZEKUTIV
Vendim i FFK-së, xhirot e fundit krejt njëjtë
25 April, 2019 @14:26
Në mbledhjen e fundit të KE të FFK-së është marrë vendim që të implementohet neni 14 i PG lidhur me terminet e ndeshjeve në Superligë dhe Ligë të Parë.
Kështu, të gjitha ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë, në tre xhirot e fundit do të luhen në termin të njëjtë (datë/orë).
“Me qëllim të evitimit të keqpërdorimeve eventuale dhe transparencës në kampionat gjatë fazës vendimtare KE mori këtë vendim për të mbrojtur klubet dhe tifozëritë respektive,” ka shkruar në arsyetimin e FFK-së nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i saj, Eroll Salihu.