COPPA ITALIA 1/2: MILAN-LAZIO
Lazio i Strakoshës eliminon Milanin
24 April, 2019 @23:16
Lazio është finaliste e Kupës së Italisë për herë të tretë në pesë vitet e fundit.
Pas duelit të parë gjysmëfinal të zhvilluar në fund të muajit shkurt të luajtur në Olimpico 0-0, sonte në San Siro, me një kundërsulm të Lazios Joaquin Correa shënoi për fitoren e Lazios dhe ua shkroi emrin në finale të Kupës.
Thomas Strakosha ka qenë në portën e lacialëve përgjatë 90 minutave dhe ka qëndruar i pamposhtur për të arritur finalen.
Në finale, Lazio do të takohet me fituesin e duelit Atalanta-Fiorentina, që luhet nesër. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave e zhvilluar në Firencë kishte mbaruar 3-3.