SUPERLIGA TURKE

FOTO / Beinsports
2 golat e Falcaos nuk mjaftojnë për krye
7 March, 2021 @21:42
Skuadra e Galatasarayit ka barazuar sot me Sivassporin 2-2 në Turk Telekom Arena.
Në minutën e 9’, Sivasspori kaloi në epërsi me Max Grade, i cili shfrytëzoi gabimin e Martin Linnesit që e dhuroi topin kundërshtarin.
Radamel Falcao e barazoi rezultatin në minutën e 14 me një gol nga distanca, kurse Tyler Bold në minutën e 38’ shënoi për Sivasin dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultat 1-2.
Në minutën e 68’, Falcao e barazoi përsëri rezultatin, duke shënuar nga pika e bardhë dhe kështu përfundoi ndeshje me rezultat 2-2.
Galatasarayi me 58 pikë gjendet në pozitën e dytë, derisa Besiktasi me 60 pikë është në pozitën e parë.