MANCHESTER CITY 0-2 MANCHESTER UNITED

Foto: premierleague.com
United fiton derbin, ndërpren serinë fantastike të Cityt
7 March, 2021 @19:51
Seria prej 21 ndeshjeve radhazi me fitore e Manchester Cityt është ndërprerë sot në derbi lokal ndaj Manchester Unitedit, rekord-kampionit të Premier Ligës, ku të kuqtë e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer fituan 0-2 [Bruno 2p., Shaw 50].
Fauli i Gabriel Jesusit ndaj Anthony Martialit në fillim të ndeshjes bëri që penalltia të shndërrohet në gol nga mjeshtri Bruno Fernandes për 0-1, që në fillim të ndeshjes.
Përkundër të zakonshmes së Cityt që kishin lojë dhe afroheshin në portë, thuajse asnjë rast i rrezikshëm nuk u vërejt në portën e Dean Hendersonit të Unitedit, derisa Luke Shaw i dha fund dilemave të fituesit pas një kombinimi me Marcus Rashfordin, duke shënuar bukur.
Përndryshe, Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i vetëm që ka mposhtur më shumë ekipin e Pep Guardiolës sesa të gjithë të tjerët që kanë zhvilluar së paku tri ndeshje ndaj Cityt në të gjitha garat. Solskjaer 4-3 Guardiola.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE:
Manchester City: Ederson 6, Cancelo 5, Dias 6, Stones 6, Zinchenko 5, Rodri 7, Gundogan 6, De Bruyne 6, Mahrez 7, Sterling 5, Jesus 5.
REZ: Walker 7, Foden 7.
Manchester United: Henderson 7; Wan-Bissaka 8, Lindelof 7, Maguire 7, Shaw 8*; Fred 6, McTominay 7; James 6, Fernandes 6, Rashford 7; Martial 8.
REZ: Greenwood 6, Matic 6, Williams 6.