SKOCIA

Pas 10 viteve, Rangers kampion në Skoci
7 March, 2021 @17:37
Me barazimin e sotëm të Celtic ndaj Dundee United, Rangers shpallet kampion në Skoci.
Kanë mbetur edhe 6 xhiro për t’u përfunduar liga e Skocisë, por dallimi mes Rangers e Celtic është 20 pikë, dhe kështu matematikisht Rangers shpallet kampion.
Rangers së fundi ishte shpallur kampion në sezonin 2010/11, dhe më pas kishte rrënë në Ligën e Tretë për shkak të krizës financiare.
Ky ishte titulli i 55 i Rangers dhe është skuadra më e trofeshme në Skoci, kurse Celtic ka 51 tituj.