Të gjitha lajmet

REAL BETIS - BARCELONA

3 asistime nga Messi për përmbysje në Villamarin

3 asistime nga Messi për përmbysje në Villamarin

9 February, 2020 @23:01

Barcelona ka shënuar fitore shumë të vështirë sonte në Benito Villamarin ndaj Real Betisit, duke e përmbysur epërsinë e vendasve 1-0, 2-1 për përfundimtaren 2-3 [Canales 6, Fekir 26 - de Jong 9, Busquets 45, Lenglet 72].

Ka qenë Lionel Messi që ka asistuar në të tre golat e ekipit katalonas sonte, derisa Frenkie de Jong, Sergio Busquets dhe Clement Lenglet kanë shënuar për fitoren e ekipit të Quique Setienit, që anuloi dy epërsitë e vendasve të arritura me Sergio Canales dhe Nabil Fekir.

Të dyja skuadrat kah fundi i ndeshjes mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi që Fekir (76) në një anë dhe Lenglet (79) në anën tjetër morrën kartonat e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Barcelona mbetet tre pikë larg Real Madridit lider dhe lufta për titull të kampionit vazhdon në Spanjë.

DON BALON

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit

6 April, 2020 @15:33

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i është ofruar si zgjidhje kryetarit të Real Madridit Florentino Perez, shkruan sot Don…

MESSI & CRISTIANO

Messi e Cristiano me donacione milionëshe për luftën ndaj coronavirusit

25 March, 2020 @0:08

Dy superyjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, i kanë dhuruar nga 1 milionë euro për luftë ndaj…

LORENZO SANZ

Ish kryetari i Realit ndërron jetë nga coronavirusi

21 March, 2020 @22:18

Kryetari i Real Madridit prej vitit 1995 deri në vitin 2000, Lorenzo Sanz, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare…

CORONAVIRUS

Paraqitet lojtari i parë i LaLigas me Coronavirus

Foto: MundoDeportivo

15 March, 2020 @14:31

Futbollisti argjentinas i Valencias, Ezequiel Garay, është rasti i parë i coronavirusit te lojtarët e LaLigas, ka bërë të ditur…

COPA DEL REY

Shtyhet edhe finalja e Kupës së Mbretit

11 March, 2020 @17:50

Pas përhapjes së coronavirusit nëpër Spanjë dhe pas takimit mes krerëve të skuadrave finaliste, është vendosur që finalja e Kupës…

Të gjitha lajmet nga La Liga