INTER - MILAN
Përmbysje fantastike në Madonnina, Interi lider
9 February, 2020 @22:40
Qyteti i Milanos sonte frymon kaltër e zi, derisa Inter ka bërë përmbysje të madhe në pjesë të dytë të ndeshjes, duke rrënuar epërsinë 0-2 të Milanit nga pjesa e parë, për përfundimtaren 4-2!
Milan është treguar tepër i mirë në pjesë të parë të ndeshjes, derisa Zlatan Ibrahimovic asistoi për golin e parë të shënuar nga Ante Rebic dhe vetë shënoi të dytin për 0-2.
E në pjesë të dytë, Meazza fliste kaltër e zi. Kroati Marcelo Brozovic i dha shpresa Interit me goditje nga largësia për 1-2, e tepër shpejt u arrit edhe barazimi me Matias Vecinon 2-2.
Më vonë, pas kornerit Stefan de Vrij shënoi për epërsi 3-2 dhe krejt në fund Romelu Lukaku vulosi fitoren 4-2, për të dërguar në çmenduri stadiumin dhe pjesën neroazzurre të saj.
Me këtë fitore, Inter merr kryesimin e Serie A-së me pikë të njëjta si Juventusi, 54. Derisa Lazio e treta ka 53 pikë.