COMMUNITY SHIELD
Arritje historike nga City
4 August, 2019 @18:14
Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke shënuar fitore në përballjen e parë të rëndësishme, që i paraprin Premier Ligës.
Epërsia e Cityt erdhi nga goli i Raheem Sterling, lojtar ky që pati edhe disa mundësi për shënim gjatë ndeshjes, derisa Liverpooli, që ishte skuadër më e mirë në pjesën e dytë, barazoi përmes mbrojtësit Matip.
Pas barazimit 1-1 në kohë të rregullt, ekipi i Pep Guardiolës me penallti mposhti Liverpoolin dhe triumfoi në Community Shield, Superkupë të Anglisë.
Nga banka rezervë për Liverpoolin u inkuadrua Xherdan Shaqiri, lojtar ky më pas që ishte i saktë edhe në gjuajtjen e penalltisë.
City kështu bëhet ekip i parë anglez që arrin katër trofe vendorë brenda një viti kalendarik.