LIVERPOOL 3-2 WEST HAM UNITED
Barazim rekordi dhe përmbysje, për të vazhduar dominimin total
24 February, 2020 @23:09
Liverpool nuk ka lejuar të befasohet nga West Ham Unitedi i David Moyesit, të cilët rezultatin prej 1-0 e kthyen në 1-2.
Të kuqtë në Anfield Road kanë reaguar me dyshen më të mirë të sulmit të tyre, Mohamed Salah dhe Sadio Mane për t’ia mohuar befasinë çekanëve me 3-2 [Wijnaldum 9, Salah 68, Mane 81 - Diop 12, Fornals 54] përfundimtare.
Me këtë fitore, Liverpool ka barazuar rekordin e 18 fitoreve rresht të vendosur nga Manchester City në periudhën prej gushtit deri në dhjetor të vitit 2017.
Liverpool ka shënuar pandërprerë fitore që prej tetorit të vitit të kaluar, kur kishin barazuar me Manchester Unitedin, 1-1.
Në fund, portieri brazilian Alisson është dashur të shpëtojë Liverpoolin nga humbja e pikëve të plota, me një mbrojtje fantastike.
Liverpool ka rikthyer epërsinë 22 pikëshe ndaj ndjekësit të parë Manchester City, që ka 57 pikë, derisa West Ham United është në zonë të rrezikshme, me 24 pikë, një më pak se Aston Villa që ka 25 pikë në zonë të shpëtimit.