TAHIR BATATINA
Batatina: Patëm rast të largohemi, nuk ia dolëm
18 November, 2017 @16:28
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është treguar të jetë i zhgënjyer nga mundësia e ekipit të tij të krijojë distancë ndaj përcjellësve, që nuk u arrit pas barazimit të sotëm ndaj Feronikelit, 1-1.
“Nuk guxojmë të bëjmë gabime të tilla. Kishim rastin të largohemi nga ndjekësit, por nuk ia dolëm. Ekipi që lufton për titull nuk guxon të bëj gabime të tilla dhe të pranojë gola të tillë,” ka thënë Batatina ndër të tjera pas ndeshjes së sotme.
Llapi edhe pse kishte epërsi 1-0, nuk ka arritur ta ruajë e as ta shtojë atë ndaj Feronikelit sot, pasi që mysafirët barazuan shpejt dhe nxorrën pikë në Podujevë, 1-1.