SWANSEA 3-0 BIRMINGHAM

Celina shënon në fitoren e Swanseat
25 August, 2019 @19:46
Mesfushori ofanziv i Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar golin e dytë të tij personal të stinorit sot, në fitoren e ekipit të tij Swansea ndaj Birminghamit 3-0.
Celina ka hyrë në zonë dhe ka goditur fuqishëm me të majtën e tij, për të shënuar një gol brilant në fitoren e ekipit. Ish lojtari i Manchester Cityt ka qenë në 11-shen e parë të ekipit, ndërsa ka qenë në fushë deri në minutën e 84-të të ndeshjes kur u zëvendësua nga trajneri i tij, Steve Cooper.