ADIL RAMI TE FENERBAHÇE

Foto nga arkivi
Ish mbrojtësi i Milanit, bashkëlojtar i Muriqit
25 August, 2019 @13:43
Qendërmbrojtësi me përvojë nga Franca, Adil Rami, do të arrijë sot në Stamboll për të kryer testet mjekësore te ekipi i Fenerbahçes, para se të zyrtarizohet si përforcim i radhës i Fenerbahçes.
Fenerbahçe që ka nisur mbarë stinorin në Superligën turke falë golave të Vedat Muriqit, tashmë tenton të përforcojë mbrojtjen e skuadrës, duke shtuar në ekip Raminë, që ka karrierë të pasur si lojtar.
Ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur për Olympique Marseille‘in, Sevillan, Milanin, Valencian dhe Lille‘in. Rami 33 vjeç brenda këtyre ditëve do të zyrtarizohet nga Fenerbahçe, ndërsa debutimi i tij pritet të ndodhë gjatë fundjavës që vjen.