BUNDESLIGA 3

Valdet Rama debuton me gol te ekipi i ri
25 August, 2019 @0:58
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, pasi që u largua nga Kukësi këtë verë, ka debutuar me gol te ekipi i tij i ri.
Ai ka shënuar golin e parë të ekipit të tij Meppen sot, në fitore ndaj Carl Zeiss Jenas në Bundesliga 3, ku Meppen fitoi 3-0.
Rama luajti 79min në ndeshje ndërsa goli i tij i shënuar ka qenë mjeshtëror. Në anën tjetër për Jenën nga minuta e 65 e ndeshjes ka luajtur Eroll Zejnullahu, që ftohej nga Kosova në kohën kur selektor ka qenë Albert Bunjaku.