FIORENTINA 3-4 NAPOLI

Ribery debuton, Hysaj 5min, Napoli fiton trillerin 7 golësh
25 August, 2019 @0:07
Me një super duel ka përfunduar nata e parë e stinorit të ri në Serie A, ku Napoli ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi 3-4.
Ndeshja ka parë 3 gola në pjesë të parë dhe 4 të tjera në pjesë të dytë, derisa Lorenzo Insigne ka shkëlqyer duke qenë i involvuar direkt në të katër golat e ekipit të Carlo Ancelottit - 2 gola dhe 2 asistime!
Te Fiorentina ka debutuar Franck Ribery sonte, duke u futur në 12 minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa te Napoli rast për lojë ka fituar edhe mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj, që u fut në 6 minutat e fundit të ndeshjes në fitoren 3-4 të ekipit të tij.