NË MITROVICË

Onbashi merr drejtimin e të rinjve të ‘89shit
25 August, 2019 @0:03
Ish futbollisti i dalluar i Trepçës, Seidi Onbashi, pas sukseseve të jashtëzakonshme të arritura me vashat e KFF Mitrovica, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të merr drejtimin e ekipit të juniorëve të Trepçës’89.
“Nga dita e hënë do të jem trajner i juniorëve të Trepçës’89. Falenderoj kryetarin Abedin Zeka dhe drejton Veton Çitaku për besimin dhe ofrimin e detyrës, dhe besoj se së bashku do të arrijmë suksese të reja,” ka shkruar Onbashi me rastin e këtij njoftimi.
Përndryshe, Trepça’89 edhe në ekipin e seniorëve ka emëruar një ish-futbollist të dalluar të ekipit, Shpëtim Idrizin, i cili ka nisur me sukses dhe ka debutuar me fitore në Superligë.