Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË: 2019/2020

Serie A 2019/2020 - Parashikim

Serie A 2019/2020 - Parashikim


Shkruan: Luan Morina

24 August, 2019 @16:16

Me ardhjen e De Ligt dhe Demiral, Juventus, nis të mendojë për një periudhë pas Barzagli-Chiellini-Bonucci, ndonëse ky i fundit ka edhe disa vite të mira në lojën më të bukur në botë. Me Ruganin, kjo treshe pritet të vazhdojë dominimin e ‘zonjës së vjetër,’ diçka që nuk pritet të ndalet as këtë sezon së paku.

a

Si zakonisht, për Juventusin caku është titulli i Ligës së Kampionëve, dhe ky sezon është ndër vendimtarët për të arritur së paku finalen. Por, edhe një finale e humbur do të ishte e tepërt për skuadrën e Sarrit, i cili do të sjellë një futboll të kënaqshëm për sy, jo një defensivë të Allegrit që sillte tituj në Itali, por në Evropë, ngjashëm si Conte dështonte. Dyshoj që interesimi i kryesisë së Juventusit ka qenë një epokë e re me Conten, i cili ka një qasje shumë më italiane ndaj futbollit. Mendoj që Juventusi do të bëjë futbollin më të mirë që ka bërë në shumë vite me Sarrin, i cili i ka të gjitha figurat e nevojshme për t’ia dalë. Rabiot e Ramsey pritet të fuqizojnë edhe më tepër mesfushën e cila veçse ka qenë më e mira në Itali. Një titull që duhet të jenë punë e lehtë, pos nëse dështon filozofia e Sarrit.

a

Efekti Crisitano ka shtyrë investimet në Serie A, të cilët këtë vit janë çliruar edhe nga kalimi i periudhës së FFP për Internazionalen. Me ardhjen e Marottas dhe Contes, Internazionale ka pasur një treg të bujshëm, por jo edhe aq të madh sa për t’iu kundërvënë Juventusit. Mund të ndihmojë ardhja e Contes, i cili me vete ka edhe Godin si një lider i mbrojtjes, si dhe dy mesfushë jashtëzakonisht të talentuar në Barellan e Sensin. Krahët e mesfushës kanë nevojë për përmirësim, pasi Politano e Lazaro nuk mund të mjaftonin nëse Conte nuk kthehet në 3-5-2shin e tij të preferuar. Lukaku në qendër të sulmit është një kandidat serioz për golashënuesin më të mirë.

a

Rival më serioz i Juventusit do të ishte Napoli, po të mos kishin Carlo Ancelottin në pozitën e trajnerit. zakonisht sezonet e tij të dyta janë të mrekullueshme, por kam frikë në eksperimentimet e tij të shumta me formacione. Manolas vjen me Kouilbalyn në qendër të mbrojtjes, gjersa Elmas do të jetë një armë shtesë për mesfushën tashmë fantastike me Allan, Ruiz e Zielinski. Ajo çfarë mbetet për t’u kontestuar është pjesa ofensive e cila nuk ka mjaft emra kualitativ sa rasti i Juventusit. Një grup më i mirë në Ligën e Kampionëve do të ishte një lehtësim për Napolin në të dyja frontet.

Pyetja më e madhe në hyrje të këtij sezoni të Serie A është në lidhje me pozitën e katërt, nëse Atalanta do të mund ta mbrojë dhe kush do të sfidojë për këtë pozitë. Hiç nga ekuacioni Juventusin, dhe pesë deri në shtatë ekipet tjera janë të një niveli të barabartë çdo fillim sezone, para se të qartësohen gjërat rreth Shën Valentinit. Suksesi i Atalantas këtë verë është ruajtja e talenteve që kanë, si dhe prurja e Malinovkyi, Muriel, e Skrtel, të cilët do të duhej të ofronin opsione shtesë, më me përvojë. Sigurisht që largimi i Mancinit është një goditje për repartin defensiv, dhe një mundësi e mirë për Romën për të zaptuar pozitën e katërt.

a

Romakët me seriozitet e kanë marrë punën e portierit duke sjellë Pau Lopez. Kanë marrë dy krahë të mirë në Zappacosta e Spinazzola, Gonalons iu kthehet pas lëndimit, ndërsa ardhja e Diawaras e Veretout padyshim që jep siguri më shumë në mesfushë. Pjesa ofensive mbetet e pandryshueshme, dhe njëkohësisht më pak e rrezikshme për skuadrat tjera. Tare me Lazion më shumë janë përqendruar në largime se sa në prurje me vetëm Lazzarin dhe Jony si dy krahë të mirë. Pozita e katërt mbetet një ëndërr edhe këtë sezon për ta.

a

E pas shumë viteve, Milan mund të mos ëndërrojë për pozitën e katërt. Pas shumë viteve dhe përzgjedhjeve të tmerrshme në pozitën e trajnerit, Milan ka sjellë Marco Giampaolon i cili i ka dhënë një identitet dhe një lojë të bukur për sy ekipit më të suksesshëm italian në garat ndërkombëtare. Prurjet e Milanit janë që ngrisin vetulla, sidomos me ardhjet e portugezit Leao e brazilianit Duarte, dhe ato nga Empoli, Krunic e Benaccer. Algjeriani ka qenë i mahnitshëm në Kupën e Afrikës, dhe nëse arrin të përsëris gjysmën e paraqitjeve të tija, do të jetë më i mirë se krejt mesfusha e Milanit.

Megjithatë, Giampaolos, një javë para skadimit të afatit kalimtar, i mungojnë edhe dy figura kryesore të mesfushës. Suksesi i Milan varet nga vazhdueshmëria e rezultateve dhe mbi të gjitha nga paraqitjet e ekipeve tjera.

Në ekipet tjera, Sampdoria e Fiorentina do të duhej të konkurronin për një pozitë që dërgon në Evropë, bashkë me Torinon e Sassuolon. Por, Genoa, e sidomos Cagliarin kanë pasur një verë të mahnitshme transferime.

Ekipi nga Firenca, me pronar të ri tani, pazarin ka vazhduar ta bëjë në Serbi e vendet e Evropës Qendrore, Sampdoria ka vazhduar me vendet skandinave, gjersa Sassuolo ka kërkuar pasardhësin e Demiral tek Mert Muldur.

E Genoa iu ka bërë ndere Juventusit e Internazionales. I çuditshëm është rasti i Ionut Radu. Pas një sezoni të kaluar si i huazuar nga Internazionale tek Genoa, ekipi i Preziossit ka blerë portierin rumun për 8 milionë euro sa ka qenë marrëveshja. Internazionale është kthyer dhe e ka blerë për 12 milionë euro, për ta huazuar përsëri tek Genoa! Dhe kjo është Serie A për juve.

Cagliari pos që ka kthyer Nainggolanin si huazim, ka marrë njërin nga talentet më të mëdha në futbollin jug-amerikan në Nahitan Nandez nga Boca Juniors. Kësaj mesfushe i shtohet edhe Christian Oliva, gjersa emrat si Rog e Bradaric, të mësuar me futbollin e Serie A e të ndihmuar nga Farago, Castro e Ionita duhet t’u shkaktojnë kokëdhimbje ekipeve tjera.

E ekipet tjera, mbetet të luftojnë për mbijetesë, përfshirë edhe Genoan nga të lartpërmendurat.

Futbolli italian nuk është më i miri, dhe faji qëndron tek sistemi prej njëzet ekipeve. Të rehatuar me mbrojtjen tipike italiane, ekipet nuk lodhen për të sulmuar dhe shpesh na kotin deri në gjumë.

Kur ishin 18 ekipe, dhe katër vende që shkonin në Serie B, koha për të fjetur nuk ishte të dielave në ora 3 pasdite.

Tashti, Serie A është bërë si Formula 1, një dremitje që as Joey e Ross tek Friends nuk e kanë shijuar!


SULMUESI I KOSOVËS

Muriqi gol, Feneri fiton me përmbysje

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

Muriqi gol, Feneri fiton me përmbysje

24/08/19 @ 22:47

RAMIZ SADIKU - DARDANA

Dardana fiton si mysafire

FFK Liga e parë

Dardana fiton si mysafire

24/08/19 @ 19:37

SHAUN WRIGHT-PHILLIPS

Shaun Wright-Phillips pensionohet nga futbolli

International

Shaun Wright-Phillips pensionohet nga futbolli

24/08/19 @ 19:30

FERIZAJ - GJILANI

Gjilani kthehet me 3 pikë në shtëpi

FFK Superliga

Gjilani kthehet me 3 pikë në shtëpi

24/08/19 @ 19:13

BALLKANI - FERONIKELI

Befason Ballkani, mposht kampionin në Suharekë

FFK Superliga

Befason Ballkani, mposht kampionin në Suharekë

24/08/19 @ 19:03

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ballkani vs. Feronikeli

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ballkani vs. Feronikeli

24/08/19 @ 16:50

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ferizaj vs. Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ferizaj vs. Gjilani

24/08/19 @ 16:47

ANALIZË: 2019/2020

Serie A 2019/2020 - Parashikim

Serie A

Serie A 2019/2020 - Parashikim

24/08/19 @ 16:16

KOMBËTARJA

Shqipëri vs. Islandë, biletat në shitje

Evropiani/Shqipëria

Shqipëri vs. Islandë, biletat në shitje

24/08/19 @ 11:43

XHIRO 1

Liga e Parë, ndeshjet e ditës

FFK Liga e parë

Liga e Parë, ndeshjet e ditës

24/08/19 @ 11:15

NERAZZURRI

Inter i beson Inzaghit

Champions League/Serie A/Transfere

Inter i beson Inzaghit

05/09/23 @ 14:13

MILAN PERFEKT!

Giroud 4 në 3, Lukaku debuton te Roma, Milan fiton

Serie A

Giroud 4 në 3, Lukaku debuton te Roma, Milan fiton

01/09/23 @ 23:13

BERLIN!

Bonucci në Bundesligë!

Champions League/Bundesliga/Serie A/Transfere

Bonucci në Bundesligë!

01/09/23 @ 12:05

ROSSONERI

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider

Serie A

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider

26/08/23 @ 23:27

SULMUESI SPANJOLL

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!

Serie A/La Liga/Transfere

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!

23/08/23 @ 15:33

FIORENTINA

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!

Serie A/International

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!

23/08/23 @ 15:18

ROSSONERI

Marco Pellegrino - përforcim i radhës te Milani

Serie A/International/Transfere

Marco Pellegrino - përforcim i radhës te Milani

23/08/23 @ 11:37

ROSSONERËT FITOJNË

Pulisic debuton me gol, Milan fiton

Serie A

Pulisic debuton me gol, Milan fiton

21/08/23 @ 23:54

ROMELU LUKAKU

Mund të përfundojë në Tottenham

Premier League/Serie A/International/Transfere

Mund të përfundojë në Tottenham

16/08/23 @ 14:10

RIKTHEHET AUSTRIAKU

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit

Serie A/Transfere

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit

16/08/23 @ 13:49


 
Të gjitha lajmet nga Serie A