SULMUESI I KOSOVËS

Foto: Fenerbahçe/fb
Muriqi gol, Feneri fiton me përmbysje
24 August, 2019 @22:47
Edhe pse Fenerbahçe ishte në disavantazh nga pjesa e parë në duel me nënkampionin Basaksehir, ka qenë Vedat Muriqi i cili ka ngjallë ekipin dhe ka çuar ekipin drejt fitores së dytë me radhë në elitën e futbollit turk.
Basaksehir erdhi në epërsi me golin e Enzo Crivellit (32’) 1-0. Por insistimi i madh i Muriqit në sulm dhe disa tentime të tij për të pasuar te shokët e skuadrës që nuk gjindeshin në pozitë të duhur, bëri që sulmuesi i Kosovës të shënojë vetë për barazim.
Një pasim nga thellësia çoi Muriqin në vrap për të goditur me gjysmëvolej për barazim (77’) 1-1. Ndërsa krejt në fund, Nabil Dirar shënoi për fitoren e Fenerbahçes 1-2 (90’+3).
Me këtë gol, Muriqi ka 2 gola në 2 ndeshjet e para të Superligës, ndërsa Feneri ka pikë maksimale nga dy xhirot e para, 6.