TIRANA LIDERE PAS XHIROS I

Foto: KFTirana/fb
Mysafirët as që shënojnë, vendasit perfekt në start
25 August, 2019 @1:13
Ka përfunduar xhiroja e parë e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, ndërsa pas fitores së Kukësit 1-0 ndaj Partizanit në derbin e xhiros, sot kanë fituar edhe vendasit tjerë radhazi.
Vllaznia e rikthyer në elitë, ka shënuar fitore ndaj Laçit, duke falenderuar brazilianin e ri në ekip, Hygor, që vendosi ndeshjen në minutën e 45 të taktimit.
Njejtë me 1-0 fituan edhe Teuta e Skënderbeu. Teuta mposhti Bylisin me golin e Renato Arapit (34’), ndërsa Skënderbeu me golin e Nazmi Gripshit në vazhdime (90’+) mposhti Flamurtarin.
E vetmja që shënoi fitore bindëse këtë xhiro ka qenë Tirana. Bardhekaltërit marrin lidershipin pas xhiros së parë me fitore 3-0 ndaj Luftëtarit që po luan me shumë lojtarë të ri në ekip. Golat për ekipin që po drejtohet këtë stinor nga Ardian Mema i shënuan Ismael Dunga (30’), Grent Halili (32’) dhe Idriz Batha (45’ pen.).