TREPÇA 1-2 LIRIA

Foto: FCLiria/fb
Nikaj e nis mbarë, Liria fiton jashtë
25 August, 2019 @19:31
Skuadra e Lirisë ka shënuar fitore në “Adem Jashari” të Mitrovicës sot, duke e mposhtur Trepçën 1-2.
Me këtë fitore, ekipi bardhezi nga Prizreni, që ka rënë në Ligë të Parë në stinorin e kaluar dhe dëshiron kthimin e menjëhershëm në Superligë, ka marrë tre pikët e para të stinorit në një terren jo të lehtë.
Liria ishte në avantazh 0-1 me golin e Jurgen Gjinit (20’), derisa mitrovicasit barazuan 1-1 në fillim të pjesës së dytë me Kreshnik Nebiun (49’), për të fituar në fund prizrenasit 1-2 me golin e Arbër Shalës (82’). Në xhiron që vjen Liria pret KEK-un në Prizren, ndërsa Trepça Ulpianën.