BESA 4-0 VLLAZNIA

Foto nga arkivi
Besa me start të furishëm
25 August, 2019 @19:38
Besa e Pejës ka nisur furishëm stinorin në Ligë të Parë dhe pritet të jetë ndër pretendentët kryesorë në luftë për vendet që dërgojnë në Superligë këtë stinor.
Pejanët kanë mposhtur në shtëpi sot ekipin e Vllaznisë së Pozharanit me rezultat 4-0 për t’i dhënë vetes tre pikë në fillim dhe për t’i treguar ekipeve tjera se janë tepër të përgatitur për sezonin në vijim.
Pas kësaj fitoreje Besa i shkon Vitisë xhiron tjetër, derisa Vllaznia pret Malishevën.