Të gjitha lajmet

REAL MADRID - MANCHESTER CITY

City përmbys Realin në Bernabeu

City përmbys Realin në Bernabeu

26 February, 2020 @22:56

Një performancë e inspiruar nga i palodhshmi Kevin de Bruyne, i ka ndihmuar Manchester Cityt që të përmbysin epërsinë e Real Madridit për të fituar 1-2 në Santiago Bernabeu dhe të marrin avantazhin e madh për ndeshjen e kthimit në Etihad.

Pas pjesës së parë me raste të mëdha për Cityn dhe mbrojtje të mira Thibaut Courtois, Real Madrid mori papritur epërsinë në pjesë të dytë përmes Iscos.

Por City arriti të rikthehet. De Bruyne mori në kontroll lojën duke çuar pasim perfekt te Gabriel Jesus për të barazuar rezultatin, dhe pas saj erdhi edhe penalltia, që u konvertua në gol nga belgu, për përfundimtaren 1-2 [Isco 60 - Jesus 78, de Bruyne 83p]

Më vonë, Sergio Ramos u ndëshkua me të kuqe direkte pasi që rrënoi pak para zonës, Gabriel Jesusin. Ndërsa në pjesë të parë Aymeric Laporte i Cityt u desht të zëvendësohet për shkak të lëndimit.

Ndeshja e kthimit dhe e shpresës për madrilenët, më 17 mars në Manchester.

MEDIA TALK

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

7 April, 2020 @0:21

Selektori më i suksesshëm i Kosovës në historinë e shkurtër të vendit tonë në gara ndërkombëtare, Bernard Challandes, duke folë…

JUGKOREANI

Son Heung-min shkon në ushtri

6 April, 2020 @23:58

Futbollisti i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, do të kryejë shërbimin ushtarak në shtetin e tij, Kore të Jugut, ka konfirmuar…

DON BALON

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit

6 April, 2020 @15:33

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i është ofruar si zgjidhje kryetarit të Real Madridit Florentino Perez, shkruan sot Don…

STINORI 1999/2000

Tabelat përfundimtare 1999/2000 të Ligave të Dyta të Kosovës

Foto nga arkivi i Brahim Vojvodës, sulmuesit të KF Drenica

6 April, 2020 @14:58

Ishte sezoni i parë i pasluftës në Ligë të Dytë të Kosovës, që në fakt ishin dy. Liga e Dytë…

TOP 10

Laureatët e vitit 2000 nga FFK

6 April, 2020 @0:12

Në stinorin e parë të pasluftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Prishtinës kampione të Kosovës, e Gjilanit fitues të…

Të gjitha lajmet nga