CHELSEA - BAYERN
Bayern me një këmbë në çerekfinale
25 February, 2020 @22:57
Bayern Munchen është treguar i pamëshirshëm në pjesë të dytë të ndeshjes në Stamford Bridge, duke shënuar tre herë në portë të Chelseat për të fituar duelin e parë të së tetës së finales ndaj londinezëve, 0-3 [Gnabry 51, 54, Lewandowski 76].
Bavarezët kanë treguar lojë të mirë edhe në pjesë të parë, por goli nuk vinte, derisa Serge Gnabry nisi të furnizohet nga lojtari i ndeshjes Robert Lewandowski, në formë të jashtëzakonshme, që asistoi dy herë dhe shënoi një herë në fitoren e ekipit të drejtuar nga trajneri Hans Dieter Flick.
Chelsea prej minutës së 83 të ndeshjes luajti me 10 lojtarë pasi që Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq.
Dueli i kthimit, më 18 mars në Allianz Arena të Mynhenit.